Shpërthimi i Covid-19 në Itali: Serie A merr vendimin drastik për kampionatin

Shpërthimi i Covid-19 në Itali: Serie A merr vendimin drastik për kampionatin

Serie A ka marrë një vendim të ri për kampionatin, në kohën kur Covid-19 po përhapet me të madhe.

Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë në rritje dhe nga Seri A kanë konsideruar se është koha për masa të reja.

Serie A kanë vendosur që në tribuna të pranohen vetëm pesë mijë tifozë për dy ndeshjet e radhës.

Ndeshja e raundit të 23-të mes Milan dhe Juventus kësisoj nuk do të luhet me tribunat e mbushura plot.

Milan luan edhe ndeshjen ndaj Spezia në raundin e 22-të me vetëm 5 mijë tifozë.

Shpërndaje në: