Pas Gjokoviqit, një tenisteje tjetër i refuzohet hyrja në Australi

Pas Gjokoviqit, një tenisteje tjetër i refuzohet hyrja në Australi

Një tenisti të dytë i është anuluar viza dhe i është thënë nga Forca Kufitare Australiane të largohet nga vendi.

Tenistja çeke e specializuar në çifte, Renata Voracova, që do të luante në Australian Open këtë muaj, kishte hyrë në Melburn me të njëjtin përjashtim mjekësor për të cilin Djokovicit iu mohua aksesi, duke nënkuptuar se ajo ishte shëruar së fundmi nga Covid-19.

Pasi hyri me sukses në kufijtë e Melburnit me përjashtimin e saj mjekësor, Voracova luajti në eventin e Melburnit Summer Set, duke humbur në raundin e parë së bashku me partneren Kateryzna Piter.

“Mund të konfirmojmë se tenistja çeke Renata Voracova është në të njëjtin paraburgim si Djokovic, së bashku me disa lojtarë të tjerë”, tha Ministria e Jashtme Çeke në një deklaratë.

Shpërndaje në: