Feronikeli në krizë të thellë financiare, konfirmon largimin një prej futbollistëve kryesor
Feronikeli po vazhdon të ballafaqohet me krizën financiare edicionin 2021/22.
Shumë nga futbollistët kryesor të skuadrës janë duke kërkuar tashmë ekipe të reja, e njëri nga ta është edhe Dren Gashi.
Sulmuesi i mirënjohur ka konfirmuar se tashmë është lojtar i lirë.
“Jam lojtar i lirë. Jam i detyruar që të gjej klub të ri, pasi kushtet që jemi marr vesh nuk janë plotësuar”, ka thënë Gashi për Olle.
Kujtojmë se Feronikeli po kalon në krizë të madhe të rezultateve, ku mbetet skuadra e fundit në tabelë pas përfundimit të stinorit vjeshtor, me vetëm 11 pikë në 18 ndeshje