Plot 350 mijë euro gjobë për Lukakun, por mbetet larg gjobës së çmendur një-milionëshe të Tevez te City

Plot 350 mijë euro gjobë për Lukakun, por mbetet larg gjobës së çmendur një-milionëshe të Tevez te City

Jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Liverpool, më pas falja publike dhe tani … gjoba. Lukaku vazhdon të paguajë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, pasojat e shpërthimit të tij për situatën te Chelsea. The Sun sqaron në fakt se qendërsulmuesi duhet të paguajë një gjobë mbi 350 mijë euro, ose një javë nga paga e tij, për mosrespektimin e rregullave të grupit.

Sidoqoftë, nuk është sigurisht rasti i parë i gjobave faraonike të vendosura ndaj lojtarëve. Ka nga ata që kanë arritur të sanksionohen për gjëra nga më absurdet dhe nga ata që madje kanë dashur të paguajnë më shumë sesa detyroheshin.

Festa në karantinë e Kyle Walker i kushtoi shtrenjtë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Futbollisti i City u kap me dy eskorta gjatë lockdoën dhe klubi i tij vendosi t’i jepte një dënim shembullor. Për mbrojtësin e krahut të kombëtares angleze, mbërriti një gjobë prej 250 mijë paund, me shpresën që herën tjetër lojtari të mendohet dy herë përpara se të shkelë rregullat e Citizens dhe rregulloret e vendosura nga qeveria angleze.

Gjobat prej 100 mijë euro janë më të shpeshta dhe e kanë pësuar Icardi e Nainggolan, por askush nuk do të mund të konkurrojë kurrë me Carlitos Tevez, i cili në kohën e Manchester City arriti të marrë një gjobë prej mbi një milion paund. Çfarë bëri Apache? Ai thjesht ndoqi këshillën e Mancinit.

Gjatë ndeshjes së Champions League kundër Bayernit në 2011, sulmuesi refuzoi të hyjë. Tekniku, i zemëruar, i tha të kthehet në Argjentinë dhe Tevez nuk e la ta përsëriste dy herë.

Ai mori avionin dhe nuk dëshironte të shkelë më në Angli. Fillimisht klubi e gjobiti me 500 mijë paund për dy javë mungesë, e cila më pas u bë një milion e dyqind mijë, pasi argjentinasi qëndroi në shtëpi për gati një muaj e gjysmë…

Shpërndaje në: