Zbritje drastike nivelesh për Coutinhon: Konfirmohen negociatat ne Aston Villan

Zbritje drastike nivelesh për Coutinhon: Konfirmohen negociatat ne Aston Villan

Janë disa skuadra angleze të interesuara për shërbimet e Philippe Coutinhos.

Në mes të disa skuadrave të interesuara si Arsenali, Newcastle e Evertoni, së fundi në garë për shërbimet e brazilianit ka hyrë edhe Aston Villa.

Madje tashmë raportohet se Aston Villa ka bërë përparime duke i prirë garës për 29-vjeçarin.

Siç raporton Fabrizio Romano, Aston Villa është në kontakt të drejtpërdrejtë me agjentin Philippe Coutinho për të negociuar një huazim të mundshëm, megjithatë ende nuk ka një marrëveshje të përfunduar.

Romano gjithashtu shton se Coutinho ka diskutuar me tri klube të Premierligës dhe se ai është i hapur dhe i përgatitur të largohet nga Barça këtë afat kalimtar të janarit.

Shpërndaje në: