U kritikua rëndë se ndezi cigaren në mes të emisionit, reagon Andin Lokaj: Të vegjël janë për mua
Kamera e fshehtë që Andin Lokaj së bashku me kolegun tjetër gazetar kishin përgatitur për figura të njohura të futbollit kosovar në Radio Televizionin e Kosovës për fundvit, ka ngjallur pakënaqësi në audiencë.
Pjesa që ka nxitur reagime ka qenë kamera e fshehtë që gjeti për ‘viktimë’ gjyqtarin e njohur kosovar, Genc Nuza, shkruan Periskopi.
Derisa Nuza flet për VAR, Lokaj – sigurisht si shaka për ta futur atë në grackën e kamerës së fshehtë – ndez për pak sekonda cigarën.
Kjo vetëm sa për të nxitur reagimin e Nuzës, i cili thotë se nuk është e lejuar dhe se inspektorati mund të vijë.
Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme.
Gazetat lokale kanë kritikuar këtë veprim të Lokajt duke hedhur në diskutim çështjen se duhani nuk lejohet të pihet brenda ambienteve të mbyllura në Kosovë sipas ligjit.
Dhe për Periskopin, opinionisti ynë i vlerësuar, Lokaj ka komentuar rastin duke thënë:
“Së pari ajo ishte për vetëdijësim që nuk po zbatohet ligji anti-duhan nëpër kafiteri e restorante, e dyta më vjen mirë që e paskan shiku kamerën e fshehtë se ka qenë prodhimi më kualitativ nga të gjjtha emisionet në TV tjera, dhe e treta nuk dua të merrem më me gazetarqiqa, injoranta dhe xheloza, të vegjël janë ata për mua.” /Periskopi.com/