Deputeti i shkruan Federatës Angleze: E përndoqët legjendën angleze, kërkoni falje
Një ndër deputetët më të njohur të Laboristëve i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit [FA] që t’i kërkojë falje familjes së legjendës së Leeds United, Don Reviet, që e bënë “një prej viktimave të para të kulturës së refuzimit”.
Chris Evanc, që është ministër në hije për prokurim mbrojtës, i ka shkruar kryesues të Federatës Angleze duke i kërkuar që në kuadër të shpirtit të krishtlindje t’i ofrojë mbrojtje post-mortem Reviet.
Evans, që sapo kishte kryer një hetim të gjatë për jetën e Reviet, beson se krijimi i ekipit madhështor të Leedsit në vitet ’60 dhe ’70 ishte përndjekur në mënyrë hakmarrëse nga federata e futbollit të Anglisë pasi kishte dhënë dorëheqje si trajner i Kombëtares në vitin 1978 duke shkuar në Dubai si trajner i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në letrën e tij për McCormickun, deputeti shkruan:
“Pavarësisht asaj që shumë njerëz e bëjnë çdo ditë, dorëheqjes nga një punë për të marrë një punë tjetër, FA nën lidershipin e profesorit Harold Thompson e akuzoi Revien se e kishte diskredituar lojën.”
FA po ashtu e kishte ndaluar Revien që të merrte pozitën e trajnerit në ndonjë klub të madh anglez për dhjetë vjet.
“Ka prova se FA ka bërë gjithçka që kanë mundur për ta diskredituar.” – shkruan më tej.