‘Këpuca e Artë’ 2022: Lewandowski i treti, Veton Berisha i katërti
Klasifikimi i përditësuar për trofeun që do të dorëzohet në përfundim të kampionateve kryesore e nxjerr vetëm të tretin një nga protagonistët e mëdhenj të sezonit aktual. Robert Lewandowski qendron pas sulmuesit të Moldes Omoijuanfu dhe atij të Lillstrom Olsen, ndërsa ndiqet nga Veton Berisha, kapiteni i Viking…
Natyrisht me përllogaritjen e koeficientëve gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt në favor të polakut të Bayern Mynih, ndërsa shumë prapa janë Benzema i Real Madrid me 15 gola dhe Haaland i Dortmund me 13.
LLOGARITJA E KOEFICIENTËVE:
– golat e shënuar nga lojtarët e kampionateve të 5 kombeve më të mira të renditjes së UEFA-s kanë një koeficient 2.
– golat e shënuar nga lojtarët e kampionateve kombëtare nga vendi i 6-të deri në vendin e 22-të të renditjes së Kombeve të UEFA-s kanë koeficientin 1.5.
– golat e shënuar nga lojtarët e kampionateve kombëtare nga vendi i 23-të e pas në renditjen e UEFA-s për kombet kanë koeficientin 1.
# Futbollisti Gola Pikë
1 Omoijuanfu [Molde] 27 40,5
2 Olsen [Lillström] 26 39
3 Lewandowski [Bayern] 19 38
4 Berisha [Viking] 22 33
5 Schick [Leverkusen] 16 32
5 Vlahovic [Fiorentina] 16 32
5 Salah [Liverpool] 16 32
8 Benzema [Real Madrid] 15 30
9 Dahl [HB Torshavn] 27 27
9 R. Gomes [Partizan] 18 27
11 Immobile [Lazio] 13 26
11 Håland [Borussia D.] 13 26
11 Anier [Paide] 26 26
14 Beglarishvili [Levadia] 24 24
14 Simeone [Verona] 12 24
14 Undav [St. Gilloise] 16 24
14 David [Lille] 12 24
18 Sappinen [Flora] 23 23
19 Botheim [Bodø Glimt] 15 22,5
19 Frey [Anversa] 15 22,5
21 Modeste [Colonia] 11 22
21 Juanmi [Betis] 11 22
21 Martinez [Inter] 11 22