Vdes futbollisti 25-vjeçar, pësoi sulm në zemër
Futbollisti i Deportivo Marquense nga San Marcos, Marcos Menaldo, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare, pasi pësoi një atak në zemër të hënën, më 3 janar.
Mbrojtësi i Deportivos është ankuar për vështirësi në frymëmarrje gjatë ndeshjes përgatitore të skuadrës së tij. Ekipi mjekësor ka ndërhyrë me urgjencë dhe më pas futbollisti i ri është transferuar në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Marcos Menaldo luajti si qendërmbrojtës dhe ishte një nga lojtarët kyç të klubit të tij në ligën e dytë të Guatemalës në kampionatin e kaluar.
Me rastin e vdekjes së futbollistit të ri, presidenti i klubit, Hernan Maldonado, ka thënë shkurt për mediat:
“Nuk mund të mos pyes veten. Ai ishte një djalë i ri, i gëzuar dhe energjik. Është e vështirë të flasësh tani kur humbet jo vetëm një lojtar, por edhe një mik”, – theksoi Maldonado.