Salon: Origjina e Omicronit është shqetësuese, bota të përgatitet
Një numër i madh njerëzish kanë shprehur bindjen se varianti Omicron mund të jetë i fundit në listën e varienteve të pandemisë, dhe se në të ardhmen kjo sëmundje do të jetë thjesht endemi, që nënkupton se do të jetë gjithnjë mes nesh (si gripi) por që njerëzimi do ta ketë nën kontroll.
Kjo është njëra mundësi. Por, ka një tjetër mundësi, një që po i shqetëson shumë shkencëtarët që konsiderojnë sa pak dihet për origjinën e Omicronit.
Ndoshta, në vend se të shenjonte fillimin e fundit, varianti omicron mund të jetë thjesht i pari mes mutantëve të rinj misterioz të viruseve SARS-CoV-2. Shkencëtarët që folën për Sallonin e shprehën saktësisht atë shqetësim.
E para, ekspertët theksuan rëndësinë e kontekstit shkencor sa i përket virusit. Publiku duhet ta kuptojë se si variantet si omicroni krijohen.
“Ndërsa është bërë e zakonshme të thuhet që omicroni erdhi “nga asgjëja”, një deklaratë e tillë mund të perceptohet se po shpreh privilegj (nga ‘asgjëja’ sepse nuk ishte ‘këtu’?) dhe harresë (për mësimet që është dashur t’i marrim deri tash),” tha Dr. Stuart C. Ray, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin John Hopkins për Sëmundje Infektive.
Siç thekson Ray, një numër variantesh të Covid-19 u shfaqën në fund të 2020-s që kishin mutacione të papritura – e që përfshinin variantet alfa, beta dhe gama – dhe shkencëtarët nuk e kishin pasur të lehtë që t’i kuptonin këto adaptime. Varianti delta, që u bë dominant në Shtetet e Bashkuara, paraqiti sfida unike sepse nuk erdhi nga alfa, beta apo gama “por nga diçka më antike.”
Për krejt këto variante, megjithatë, “numri i ndryshimeve në gjenome ishte i habitshëm, siç ishte edhe paterna e ndryshimeve edhe sa i përket shpërndarjes por edhe sa i përket tipareve të reja,” tha Ray, përcjell Periskopi.
Nuk është befasuese që ato erdhën në zona me shkallë më të vogël vaksinimi sepse ishte e mundur që sekuenca evolucionare në virusët RNA si SARS-CoV-2 të ishte e lidhur me atë se sa shpesh mund të replikohen.
“Në këtë kontekst, omicroni duket i njëjti,” shpjegoi z. Ray.
Doktori Alfret Dommer, tha që ai besonte se mund të prisnim më shumë mutantë koronavirusi – dhe se kjo do të nxitet nga shkallat e vogla të vaksinimit.
“Variantet e reja që do të dalin do të përmbajnë mutacione të reja të Covid-19shin që i bëjnë ata më infektues, më vdekjeprurës ose edhe më rezistues ndaj përgjigjeve imunologjike se infeksioneve të hershme,” – u shpreh ai.
Sipas Dr. Russell Medfordit, ka ende shumë gjëra që mbeten misterioze për shkencëtarët.
“Pavarësisht avancimeve të jashtëzakonshme shkencore që kanë çuar në zhvillimin e vaksinave dhe terapive efektive të COVID-19, rritja e variantit omicron në mënyrë të qartë ilustron të kuptuarit tonë për biologjinë dhe epidemiologjinë e virusit SARS-CoV-2,” – shkroi Medford. /Periskopi