Luuk de Jong bën heroin, Barcelona e nis me fitore vitin 2022
Barcelona e ka nisur me fitore vitin 2022, duke shënuar fitore me rezultat minimal 0 – 1 në udhëtim te Mallorca.
Katalunasit ishin më të mirë që nga minuta e parë, por rrugën drejt golit e gjetën vetëm një herë, .
Luuk de Jong rrezikoi dy herë nga fillimi i ndeshjes, por ishte i pafat duke goditur dy herë shtyllën, sidomos tek gjuajtja akrobatike.
Ndërkohë, holandezi arriti të shënoi me kokë pas një harkimi të Minguezas në fundin e pjesës së parë, që doli të jetë goli i fitores (44′).
Mallorca nga ana tjetër provoi disa herë përmes kundëraksioneve, mirëpo u mungoi finalizimi.
Me këtë fitore, Barcelona ngritët në pozitën e pestë me 31 pikë, derisa Mallorca renditët në vendin e 15-të me 20 sosh.