Chelsea me rikthim nxjerr një pikë kundër Liverpoolit
Ka përfunduar pa fitues derbi anglez mes Chelseas dhe Liverpoolit, që ishte i vlefshëm për xhiron e 21-të në Premierligë.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të baraspeshuar, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2 – 2.
Sadio Mane përfitoi nga një gabim i mbrojtjes, duke arritur të kaloi Liverpoolin në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë (9′).
Ndërkohë, ishte Mohamed Salah që dyfishoi rezultatin me një gol të bukur nga afërsia pas një asistimi të shkëlqyer nga Alexander Arnold (26′).
Chelsea nisi këndelljen duke ngushtuar epërsinë falë një eurogoli të Mateo Kovacic që shënoi nga distanca në stilin vollej pas një topi të kthyer (42′).
Vetëm katër minuta më vonë, pas një kundëraksioni të shpejtë, N’Golo Kante asistoi për Christian Pulisic që në mënyrë fenomenale e dërgoi topin në rrjetë (45+1).
Në pjesën e dytë, dy skuadrat kishiin raste të shumta, por asnjëra nuk i konkretizoi, kësisoj epilogu përfundimtar doli të jetë 2 – 2.
Me këtë barazim, Chelsea mban pozitën e dytë me 43 pikë, 10 më pak se lideri Man City, derisa Liverpool renditët në pozitën e tretë me 42 sosh.