Inter-Juve: Merret vendimi për Superkupën e Italisë
Sfida për Supërkupën e Italisë midis Interit dhe Juventusit do të luhet në datë 12 janar, në Milano.
Vendimi u mor ditën e sotme nga Këshilli i Serisë A duke mos preferuar ta ndryshonin datën në të cilën ishte caktuar që në fillim.
Sfida e cila pritej me padurim nga tifozët italianë dhe jo vetëm, ajo e Superkupës së Italisë, midis Interit dhe Juventusit, nuk do të shtyhet dhe do të luhet në datën që ishte programuar që në fillim, 12 janar.
Rastet e shumta me COVID-19 në Itali, ngritën shumë spekulime për sa i përket kësaj sfide.
Por Këshilli i Serisë A mendoi se vendimi më i mirë ishte që kjo datë të mos ndërrohej. Gjashtë këshilltarët vendosën në mënyrë unanime për të marrë këtë vendim.