Zyrtare: Florent Muslija nënshkruan me Paderbornin
Florent Muslija i është bashkuar Paderbornit nga Hanover 96 si lojtar i lirë, në nëj marrëveshje njëvjeçare e gjysmë.
Përfaqësuesi i Kosovës Muslija do ta vazhdojë karrierën në Bundesliga 2 – kategorinë e dytë të futbollit gjerman – por me një skuadër të re, Paderborn.
Paderbon, klubi nga qyteti perëndimor i Gjermanisë, njoftoi se 23-vjeçari ka nënshkruar marrëveshje me kohëzgjatje deri më 30 qershor 2023.
“Muslija ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe është lojtari më numrin 30 në skuadrën e Paderbornit”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.
Muslija i kaloi tri vite me ekipin e parë dhe kryesisht të dytë të Hanoverit, duke i bërë 17 paraqitje në Bundesligë dhe 60 të tjera në Bundesliga 2.
Para se t’i bashkohej Hanoverit më 2018, ai e kishte kaluar tërë karrierën në Karlsruher, në akademinë e të cilës ishte zhvilluar.
Drejtori sportiv i Paderbornit, Fabian Wohlgemuth, e lartësoi kosovarin në një intervistë për uebsajtin e klubit.
“Florenti është ndërtues i lojës me përvojë në Bundesliga dhe Bundesliga 2. Me kreativitetin e tij ai i rrit mundësitë në skuadrën tonë”, tha ai.