Vojvoda kunj atyre që e refuzuan Kosovën: Një kosovar që e do vendin e vet, nuk mendon dy herë

Vojvoda kunj atyre që e refuzuan Kosovën: Një kosovar që e do vendin e vet, nuk mendon dy herë

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka dhënë një intervistë përmbledhëse për lajmi.net, lidhur me vitin 2021.

Vojvoda ka kaluar nëpër shumë tema, duke folur për aventurën te Torino, ecurinë e Kosovës, shokët e tij më të mirë, por mes tjerash, i pyetur nga lajmi.net, ka dërguar edhe një mesazh për lojtarët që nuk kanë zgjedhur akoma Kosovën.

Gimi beson se asnjëri nga ta nuk duhet të ketë dyshime. Atmosfera e mirë dhe mbi të gjitha nderi për të përfaqësuar vendin duhet të jenë shtysat kryesore.

Ata besoj se i kanë shikuar disa ndeshje të Kosovës kur nuk kishte Covid-19 dhe kanë parë atmosferën që bëhet. Unë besoj se një kosovar që e do shtetin e vet, nuk mendon dy herë. Ai vjen menjëherë për me luftu dhe me mbrojt vendin e vet. Ai ka qenë mendimi im kur kam zgjedhur Kosovën edhe pse isha te Shqipëria. Shpresoj se të gjithë e kanë atë mendim të shpejtë, sepse nuk ka zgjedhje te Kosova”, ka thënë Vojvoda për lajmi.net.

Mes tjerash ai ka folur edhe për transferimin e tij të dështuar tek Atalanta, dhe arysen pse dështoi transferimi. Shikoni më poshtë intervistën e plotë me Mërgimin.

Shpërndaje në: