Nuk është i lumtur me situatën tek Man United, mesazhi i Cristiano Ronaldos për vitin 2022

Nuk është i lumtur me situatën tek Man United, mesazhi i Cristiano Ronaldos për vitin 2022

Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur me arritjet personale në vitin 2021, ku ka fituar trofe me Juventusin dhe është bërë golashënuesi më i mirë i gjitha kohëve me Portugalinë.

Por, pasi u transferua te Manchester United, djajtë e kuq nuk është se po kalojnë një sezon të mirë, për cka edhe u shkarkua trajneri, Ole Gunnar Solskjaer.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Ronaldo është i vetdojshëm që gjyrat te United nuk janë sic duhet, por ka premtuar se viti 2022 do të sjellë ndryshime, raporton Gazeta Express.

United ka mbetur 20 pike prapa Manchester City.

Postimi i plotë i CR7 në Instagram:

2021 po vjen drejt fundit dhe ishte larg të qenit një vit i lehtë, përkundër 47 golave të shënuara në të gjitha kompeticionet. Te Juventus, unë isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë në Serie A. Për Portugalinë, të isha golashënuesi më i mirë në Euro ishte po ashtu një pikë e lartë këtë vit. Dhe sigurisht, rikthimi në Old Trafford do të jetë gjithmonë momenti më ikonik në karrierën time.

Por, nuk jam i kënaqur me çfarë kemi arritur te Man United. Askush nga ne s’është i lumtur. Jam i sigurt për këtë. Ne e dimë se duhet të punojmë shumë, të luajmë më mirë dhe të japim më shumë sesa japim tani. Ta bëjmë këtë festë fundviti një pikë kthyese të sezonit. Ta gjejmë 2022 me mentalitet të fortë. Të prekim yjet dhe ta vendosim këtë klub ku i takon. Bashkohuni, llogarisim në secilin nga ju! Urime Viti i Ri, shihemi së shpejti.

Shpërndaje në: