‘Projekti më madhor ndonjëherë’: Gjyqtarët e Superligës flasin për Periskopin gjërë e gjatë rreth VAR

‘Projekti më madhor ndonjëherë’: Gjyqtarët e Superligës flasin për Periskopin gjërë e gjatë rreth VAR

VAR në Superligë padyshim se ka qenë një prej projekteve më të suksesshme të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit.

Projekti u implementua në kohë rekord, me Kosovën që u bë vetëm vendi i dytë në Ballkan që e kishte në kohën kur e instaloi.

Ky projekt parashihte të kalonte Superligën në një nivel tjetër, duke ndikuar dukshëm në reduktimin e gabimeve të bëra nga gjyqtarët.

Projekti, sipas presidentit të FFK-së, Agim Ademi, ka kushtuar një milion e 700 mijë eurove.

Se VAR ka qenë një inovacion, ngritje e nivelit dhe integritetit të lojës sigurisht se duhet të pajtohen edhe gjyqtarët e Superligës.

Me leje të veçantë, Periskopi ka intervistuar disa gjyqtarë të Superligës për të marrë verdiktin e tyre rreth Video-Asistentit-të-Gjyqtarit.

Në pyetjet; Si e konsiderini aplikimin e VAR në Superligë këtë sezon? Sa iu ka ndihmuar juve si gjyqtarë dhe sa ka ndihmuar në reduktimin e vendimeve të gabuara gjatë ndeshjeve? Cila ka qenë sfida më e madhe për juve si gjyqtarë në përdorimin e këtij sistemi? ata janë përgjigjur:

Alban Shala:
Është një ngjarje mjaft e nevojshme e cila është dashur të vie në shprehje dhe kohë më parë.

Një ndihmesë mjaftë e madhe për të gjithë akterët e futbollit më theks të veçantë për gjyqtarët të cilët kanë para vetës një pasqyrë më të gjërë në marrjen e vendimeve të tyre!

Siç e ceka dhe më parë, benifitet e VAR janë të mëdha.

Minimizimi i gabimeve natyrisht që ka ardhur në konsideratë si pasojë e aplikimit të VAR në ndeshje.

Megjithëse gjyqtarët nuk janë të vetmit përfitues ngase dhe ekipet e futbollit kanë mundësinë të shohin qartë e në transparencë vendimet e referëve në secilën ndeshje

Sfidë do e konsideroja aplikimin e tij në një afat rekord pothuajse, duke pasë parasysh faktin që si sistem është diçka tërësisht e re ……

Gjithë ky projekt është bërë falë FFK-së dhe Krytarit Agim Ademit, të cilit i jemi shumë falënderues.

Mentor Ajeti:
Këtë sezon është bërë aplikimi i VAR-it në Superligën tonë, falë punës së pa lodhshme të Presidentit Agim Ademi dhe te gjithe antarëve që punuan rreth sistemit te VAR-it për arritjen më të madhe në futbollin tonë. Sistemi VAR është bërë me vështirësi të madhe pasi dihet që kushtet tona nuk kanë qenë ideale pasi që nevojitet infrastruktur sa më e mirë dhe gjithcka tjetër, por gjë e cila është arritë si të parët në rajon, dhe me nje kosto të jashtëzakonshme.

Normalisht, VAR është fjala e fundit në futbollin modern. Ne si gjyqtarë na është lehtësuar puna pothuajse përgjysmë pasi që sot kemi shumë gjyqtarë të Superliges të lincecuar për sistemin VAR dhe janë duke bërë punën më të mirë në ngritjen e cilësisë së futbollit tonë në pergjithësi. Gabimet në sezonën që lam pas do të ishin shumë më të mëdha. Në qoftëse s’do të ishte aplikuar VAR ku të dihet qe ne ndeshjet e Superligës tonë kemi hasur në intervenime të VAR në shumë ndeshje për kartonin direkt të kuq për raste për penallti, dhe pjesa dërrmuese kanë marrë vendime korrekte ku është vënë drejtësi absolute në futbollin tonë, ekipe futbolli të pa dëmtuara, etj.

Cila ka qene sfida më e madhe?
Fillimisht dua të falënderoj Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, shefin e gjyqatarëve të Kosovës z.Përparim Hasani për mundësinë e dhënë. Unë si gjyqtar i ri në Superligën e Kosovës për mua është një ndjesi e jashtëzakonshme të isha pjesë e shumë seminareve dhe ditëve të pa lodhshme me gjithë kolegët e tjerë për ndryshimin më të madh në futbollin tonë, ku pa dyshim pikë për referim janë dhe vetë gjyqtarët të cilët kanë kaluar momete të veshtirëa gjatë aplikimit te sistemit VAR, i cili s’është aspak i lehtë.

Dhe është për t’u duartrokitur puna e gjyqtarëve kosovar në kohë rekord kanë futur në funksion sistemin Var.

Kurse në rrafshin personal, në këtë sezon kam qenë në disa sfida të Superligës tonë si VAR dhe është pergjegjësi në vete ku dihet që gjyqtarët kanë mundësi në fushe te u ikë dicka, dhe të mos gjindet në momentin e duhur për t’i parë të gjitha. Je ti i cili duhet të kontribosh me thirrjet e tua për rishikim në fushë për gjyqtarin që të permirësojnë gabimet eventuale të cilat bëhen. Të gjitha sfidat kanë qenë të vështira dhe nuk kam hasur në ndonjë gjë të vecantë per ta cekur.

Dardan Çaka:
Sistemi VAR për mendimin tim është projekti më madhor që FFK ka bërë ndonjëherë, duke qenë pjesë e trajnimeve intensive dhe duke e parë nga afër se çfarë pune është bërë në një kohë rekorde, gjë që edhe ka mundësuar finalizimin e këtij super projekti. Unë mendoj se është arritur falë vendosmërisë dhe idesë së presidentit Agim Ademi.

Ne jemi te thirrur për drejtësi, normalisht që sistemi VAR ka ndihmuar që përqindja e vendimeve të sakta të rritet ndjeshëm, duhet përgëzuar lojtarët dhe trajnerët që janë treguar shumë profesionist duke respektuar në maksimum vendimet e gjyqtarëve dhe lojën fair-play.

Edhe ne ligat elitare në Evropë ka pasur vështirësi dhe sfida, nuk kam ndonjë rast për t’a veçuar, por besoj se jemi duke dhënë maksimumin. Komisioni i Gjyqtarëve në krye me Përparim Hasanin ka punuar ndër vite në ngritjen e cilësisë së arbitrimit në vendin tonë, dhe për ngritjen tonë në nivele ndërkombëtare ka qenë e domosdoshme implementimi i sistemit VAR, duke qenë në një hap me kolegët nga vendet me të zhvilluara të botës së futbollit.

Për fund, dua gjithashtu të falenderoj të gjithë kolegët për punën e bërë, grupin punues dhe finalizues të Projektit VAR në krye me Albert Bunjakin, Visar Kastrati, Alba Morina, Gent Gerdovci si dhe shumë të tjerë.

Granit Hyseni:
Realisht në fillim ka qenë e pabesueshme se VAR-i do të implementohet në kampionatin tonë në një periudhë rekorde pasi ky sistem kërkon financa të mëdha dhe trajnime te vecanta që marrin shumë kohë për edukim në këtë sistem. Mirëpo, falë punës intenzive të FFK-së dhe Presidentit Ademi dhe njerezve te angazhuar në këtë projekt, gjithcka u realizua sipas planit dhe u përmbyll me sukses në implementim. Trajnimi i gjyqtarëve ka qenë me instruktorët më eminent te FIFA-s, andaj jemi mirënjohes FFK-së, Komisionit te Gjyqtarëve dhe gjithë njerëzve tjerë të angazhuar pasi falë tyre ne sot kemi një kampionat më të rregullt sa i përket minimizimit të gabimeve. VAR sot është në futbollin tonë dhe është duke u aplikuar me sukses.

Vetë krijimi i sistemit të VAR-it është ndihmë e madhe për ne. Mendoj që gjatë këtij viti sa e kemi aplikuar këtë sistem në kampionatin tonë na ka ndihmuar shumë në minimizimin e gabimeve gjë që shihet që edhe lojtarët dhe klubet janë të kënaqur me vendimet e marra nga referët dhe sistemi VAR në pergjithësi. Pra janë larguar dyshimet se mund të ketë vendime të qëllimshme apo tendencioze.

Njëra nga sfidat më të mëdha ka qenë se sa do të përshtatet me infrastrukturën e stadiumeve tona aplikimi i sistemit të VAR-it. Mirëpo, që nga fillimi matjet dhe kalibrimi i fushave ka qenë në rregull pasi ato matje janë bërë nga ekspertët gjë që na ka ndihmuar shumë në vendosjen e vijave saktë sa i perkët pozitës jashtë loje. Uroj që edhe vitet tjera të kemi mbarësi dhe cdo herë gabimet të jenë sa më të vogla dhe jo ndikuese.

Valbon Hoxha:
Aplikimi i sistemit VAR definitivisht ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke marrë parasysh edhe kohën e shkurtër qe kemi pasur ne dispozicion per ta implementuar, mirepo e gjithë kjo është arritur falë punës së mirë dhe intenzive të të gjithë gjyqtarëve.

Neve si Gjyqtarë na ka ndihmuar shumë, pasiqë tani kemi dhe nje siguri shtesë dhe nje mundësi për të minimizuar gabimet eventuale gjatë ndeshjeve që kemi, gjë e cila na bënë shumë më të qetë para cdo ndeshje.

Koncepti i VAR është që të minimizoj gabimet e gjyqtarëve në fushë dhe jo t’i eliminoj ato tërësisht, dhe në këtë aspekt mund të them qe kemi pasur rezultat jashtzakonisht të mirë, pasiqë në seminaret që mbajmë, bëjmë krahasimet e vendimeve ne te shkuarën dhe vendimet e tashme dhe diferenca është mëse evidente.

Fillimi i sesioneve të para me VAR ka qenë shumë i veshtirë, duke marr parasysh që sistemi VAR ka një protokoll më vete krejtësisht të veçantë.

Ndeshjet mund të na servojnë situata nga më të ndryshmet, në të cilat ka edhe interpretime të ndryshme dhe është ajo sfida më e madhe nëpër të cilën kam kaluar gjatë përdorimit të sistemit VAR, pasiqë shohim çdo javë që ka polemika nga më të ndryshmet, mirëpo çdo situate dallon nga tjetra dhe sic thash VAR ka protokollin e tij dhe veprohet vetem sipas tij, mirëpo tani veçse jemi familjarizuar me sistemin dhe jemi ne rrugen e duhur për të bërë edhe më mirë.

Rëndësi ka që ne fund te dites te mirret vendimi i drejtë, që edhe ne të jemi të qetë me vetvetën pasiqe gabimet nuk i perjeton askush më rëndë se ne dhe pikerisht per këtë arsye falenderimi i takon Presidentit te FFK-së z.Agim Ademi që e ka bërë të mundur implementimin e VAR i cili eshte nje hap i madh drejt rritjes së cilësisë së futbollit ne Kosovë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: