Grabitet superylli i Manchester Cityt, mbetet me plagë pas rezistencës (Foto)
Mbrojtësi i krahut të Manchester Cityt Joao Cancelo thotë se është lënduar gjatë përpjekjes për t’i luftuar hajdutët derisa ishte me familjen.
28 vjeçari postoi një imazh të lëndimeve të tij në Instagram.
“Fatkeqësisht sot u sulmova nga katër qyqarë që më lënduan mua dhe provuan ta lëndonin familjen time,” shkroi ai.
“Kur shfaqni rezistencë, ja çka ndodh. Ata ia dolën të m’i merrnin krejt stolitë dhe të ma linin fytyrën në këtë gjendje.”
Cancelo ka qenë lojtari më i mirë i Manchester Cityt këtë sezon, derisa ata u ngjitën në majë të tabelës madje duke u shkëputur rrastë nga Chelsea dhe Liverpooli.