Italia ua imponon vaksinat sportistëve, nuk mund të luajnë nëse nuk vaksinohen
Ministria Italiane e Shëndetësisë konfirmoi se sportistët që refuzojnë të marrin vaksinën për COVID-19, nuk do të lejohen të luajnë këtë sezon, duke ngritur pikëpyetjet se si do të ndikojë në ekipet e huaja që vizitojnë Italinë për garat e kupave.
Një dekret i ri i Qeverisë u finalizua të enjten dhe hyn në fuqi nga 2 janari duke reaguar ndaj valës më të fundit të rasteve me COVID ndërsa varianti Omicron merr fuqi.
Kjo do të thotë se kapaciteti i stadiumit është reduktuar nga 75 % në 50 % me maska të detyrueshme në çdo kohë dhe vetëm ata që janë vaksinuar ose shëruar së fundit nga COVID mund të hyjnë.
“Sportistët të pavaksinuar nuk do të lejohen të luajnë përsëri këtë sezon”, tha nënsekretari për Shëndetësi, Andrea Costa për “Radio Punto Nuovo.
Ka shumë pak në Serie A që janë të pavaksinuar, pasi në tetor 98 % e lojtarëve u vaksinuan.
Megjithatë, me Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës duke mos e përmendur pleojfin për Kupë të Botës në mars, nuk është qartësuar se si do të jetë për kundërshtarët e mundshëm që janë të pavaksinuar. Mund të çojë në një incident diplomatik, varësisht pasi shkalla e vaksinimit në ligat e tjera është dukshëm më e ulët se në Serie A.