Minutazh të vogël e bark të madh: Postimi i Wandas tregon gjendjen e tmerrshme fizike të Icardit
Në pritje të rifillimit të stërvitjeve me PSG dhe ndoshta edhe disa lajmeve të reja nga merkato, Mauro Icardi ka fluturuar në Argjentinë për të kaluar fundvitin me familjen e tij. Një periudhë relaksi që sulmuesi po e shijon pa i kushtuar shumë rëndësi gjendjes fizike.
Në Instagram Stories të publikuar nga Wanda Nara, Maurito shfaqet paksa i rënduar dhe me shumë “bark” për një futbollist.
Sigurisht një lajm jo i mirë për PSG-në në funksion të rifillimit të afërt të kampionatit, por që ndoshta është edhe një lloj treguesi përse qendërsulmuesi argjentinas i ka patur shumë të reduktuara shanset dhe performancat e tij kanë qenë nën ton.