Plot 173 milionë euro humbje për Chelsean

Plot 173 milionë euro humbje për Chelsean

Kampioni i Evropës, Chelsea ka konfirmuar humbje prej 173.6 milionë eurove për vitin deri më 30 qershor 2021.

Klubi i Premier Leagues fitoi sezonin e kaluar Champions Leaguen, nën urdhërat e Thomas Tuchel, transmeton Periskopi.

Qarkullimi i ‘Të Kaltërve’ u rrit nga 387.8 milionë £ në 416.8 milionë £ falë rritjes së të ardhurave nga transmetimet.

Por klubi thotë se zhvillimi i ndeshjeve pa fansa për shkak të Covid-19 dhe reduktimi në profite nga shitjet e futbollistëve, ishin arsyet kryesore për humbjet.

Chelsea FC vazhdon të mbështetet financiarisht nga Fordstam Limited, një kompani e zotëruar nga Roman Abramovich, me konfirmimin që erdhi nga klubi se ka u ka borgj një miliard funta ‘kompanive bashkëpunuese’. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: