Newcastle në krizë rezultatesh shpëtimin e sheh te Gabigol: Kërkon ta rikthejë në Evropë me një ofertë të majme
Sipas raportimeve nga Mirror, klubi brazilian do të ishte në favor të huazimit gjashtëmujor, me një detyrim blerje të vendosur në 17 milionë paund nëse Newcastle arrin të shpëtojë.
Por pengesa është pikërisht Gabigol, i cili, aspak i bindur për mundësinë e shpëtimit të Magpies, si dhe për faktin që të tjerë lojtarët të rëndësishëm do të mbërrijnë muajin e ardhshëm, po i reziston transferimit në Tyneside dhe dëshiron të qëndrojë te Flamengo, ku ai ka një kontratë deri në vitin 2024.
Super menaxheri Pini Zahavi është ai që po orkestron huazimin, por hezitimi i sulmuesit po bën që Newcastle të shqyrtojë edhe opsione të tjera.