E pëson brutalisht tifozi që u fut në fushë dhe iu turr Cristiano Ronaldos
Një tifoz që doli në fushë për të festuar fitoren e Manchester Unitedit kundër Atalantës është ndaluar për tri vite hyrja në stadiume.
Dex Leëis, 29-vjeçari u fut në fushë gjatë fitores 3:2 të Manchester Unitedit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Old Trafford”, njofton TheSun.
Leëis hyri në fushë pas ndeshjes në ndeshjen e luajtur më 10 tetor të këtij viti, ndërsa tani i është ndaluar të marrë pjesë në stadium për tri vjet.
Ai hyri në fushë dhe vrapoi në drejtim të yllit të “Djajve të Kuq”, Cristiano Ronaldos.
Megjithatë, ai u ndalua nga pjesëtarët e sigurimit.
Duke u paraqitur në Gjykatë, Leëis nga Neëport u deklarua fajtor, ndërsa gjithashtu u gjobit me 230 funte.