Covid-19 nuk i intereson sa here e ke fituar Champions Leaguen, godet fuqishëm Real Madridin
13 herë kampioni i Evropës, Real Madridi ka konfirmuar se katër futbollistë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Los Blancos” që para disa ditëve kanë pasur 12 shërime nga COVID-19, tani kanë marrë lajme negative, ku katër yje kanë dal pozitiv.
Real Madrid ka konfirmuar se portieri Thibaut Courtois, dy mesfushorët Ernesto Valverde dhe Eduardo Camavinga dhe sulmuesi Vinicius Junior janë pozitiv.
“Real Madrid konfirmon se Courtois, Valverde, Camavinga dhe Vinicius janë pozitiv me COVID-19”, shkroi klubi në komunikatë.