Barcelona mbetet me vetëm 9 futbollistë për ndeshjen me Mallorcan
Barcelona ka njoftuar se edhe tre futbollistë të tjerë të ekipit të parë kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19, duke e çuar në shtatë numrin e futbollistëve të prekur nga koronavirusi në klub këtë javë.
Gavi, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele iu bashkuan Clement Lengletit, Alejandro Baldes, Dani Alvesit dhe Jordi Albas në listën e lojtarëve të Barçës të prekur nga Covid-19.
Barcelona njoftoi se në testet e bëra këtë të mërkurë për koronavirus, Gavi, Umtiti dhe Dembele dolën pozitivë. Infektimi i tyre me virus vjen në prag të ndeshjes së parë të skuadrës së Xavit në vitin 2022, kundër Mallorcas të dielën më 2 janar.
Por ata nuk janë lojtarët e vetëm në të cilët Xavi nuk do të mundë të llogarisë në këtë kohë.Sergio Busquets mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Ansu Fati, Pedri, Memphis Depay, Martin Braithwaite dhe Sergi Roberto mungojnë shkaku i lëndimeve.
Kjo nënkupton se ndeshja e Barcelonës në fundjavë kundër Mallorcas në udhëtim mund të shtyhet