Hallakaten mediat serbe: Emiri u lind në Beograd e po i bashkohet Kosovës
Sulmuesi i Hajdukut të Splitit Emir Sahiti, i është bashkuar kombëtares së Kosovës.
Kjo u zyrtarizua gjatë ditës së djeshme në takimin që ai e pati me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.
Por, ky vendim i Sahitit nuk ju ka pëlqyer mediave serbe.
Gazeta Kurir ka bërë një shkrim për këtë.
Në këtë artikull theksohet fakti se futbollisti i Hajdukut të Splitit ka lindur në vitin 1998 në lagjen Zemun të Beogradit dhe ka vendosur të luajë për Kosovën.
Prindërit e tij janë nga Medvegja.
“Një djalë i lindur në Zemun ka vendosur të luajë për të ashtuquajturën Kosovë”, shkruan Kurir.
Gjatë karrierës së tij futbollisti ka luajtur për Trepçën, Rabotniçkin, Shibenikun dhe Hajdukun, ndërsa për moshat e reja të Shqipërisë ka bërë 11 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.