Emir Sahiti tmerr i mbrojtjeve kundërshtare: Mos e humbisni videon me titullin ‘dribluesi më i mirë në Kroaci’
Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, subjekt i kompletimit të dokumentacionit në vazhdim.
Sahiti sot nënshkroi shkresën nëpërmjet të cilës do t’i nënshtrohet dokumentacionit të nevojshëm për paraqitje në fanellën e ‘Dardanëve’, shkruan Periskopi.
Sahiti është një sulmues versatil anësor, i cili ka bërë 18 paraqitje për Hajdukun këtë sezon, duke kontribuar me tre gola dhe tre asistime në të gjitha garat.
Dhe për t’i nënvizuar aftësitë e tij, në YouTube është publikuar një video me titullin ‘Emir Sahiti 2021 – dribluesi më i mirë në ligën kroate.’
Në këtë video shihet Sahiti duke dribluar e shënuar pa rreshtur, nën presion të mbrojtësve kundërshtarë duke gjetur hapësira të ngushta për të sulmuar zonën rivale.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/