Leicester-Liverpool: Me këta 22 futbollistë fillon ndeshja
Liverpooli luan sonte si mysafir i Leicesterit, në kuadër të javës së 19 në Premier League.
‘Të Kuqtë’ vijnë pas një barazimi ndaj Tottenhamit 2-2, në një ndeshje ku përcolli incidente të shumta.
‘Dhelprat’ ndërkohë vijnë pas humbjes në festivalin e golave në Etihad ku humbi 6-3 ndaj Man Cityt para dy ditësh.
Kujtojmë që Liverpoolit i’u shty ndeshja ndaj Leedsit e paraparë të luhej po ashtu para dy ditësh, pasi në skuadrën e Leeds dolën raste të shumta të infektimeve me Covid.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ballafaqim.
Leicester City XI: Schmeichel, Castagne, Amartey, Ndidi, Thomas, Dewsbury-Hall, Soumare, Choudhury, Maddison, Iheanacho, Vardy.
Liverpool XI: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas, Fabinho, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Jota.