“S’të besoj dot më”, lidhja mes Donaldit dhe Beatrixës drejt fundit?

“S’të besoj dot më”, lidhja mes Donaldit dhe Beatrixës drejt fundit?

Marrëdhënia mes aktorit, Donald Veshaj dhe këngëtares, Beatrix Ramosaj nuk është më si në ditët e para, ku edhe pas presionit që kishin nga “bota e jashtme” prapë qëndruan pranë njëri-tjetrit.

Por, ka javë që lidhja e tyre nuk është më si më parë, debatet e shumta dhe hidhërimet mes njëri-tjetrit kanë çuar dyshen drejt ftohjes së raporteve.

Beatrix shprehu haptazi mërzinë ditët e fundit duke e akuzuar Donaldin se nuk i kushton më vëmendje dhe se është vetëm ajo që po jep më shumë dhe po e mban lidhjen e tyre.

Së fundmi, mbrëmë të shtrirë në oborr, këngëtarja i tha aktorit se e ka të vështirë t’i besojë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Beatrix: Unë e kam shumë të vështirë të besoj

Donaldi: Po nëse çdo gjë është në rregull ti nuk beson?

Beatrix: Nuk e di

Donaldi: Unë nuk i kam qejf njerëzit që nuk besojnë kot

Beatrix: Thjesht dua të arrij në një pikë që jam 100 përqind e sigurt./

Shpërndaje në: