Broja thjesht është i pandalshëm: Shikoni si i lë për të ‘vdekur’ dy lojtarë të Tottenhamit me këtë vrapim
Armando Broja nuk e nisi si titullar ndeshjen e Southampton ndaj Tottenham, megjithatë kjo nuk e ndaloi sulmuesin kuqezi të bëhej protagonist. I aktivizuar në minutën e 71 të sfidës në vend të Long, 20-vjeçari diti të krijonte panik në mbrojtjen e trajnerit Antonio Conte.
Rasti ideal erdhi në minutën e 91, teksa futbollisti i kombëtares me shpejtësinë e tij vendosi në alarm prapavijën e londinezëve ndërsa Dier nuk mundi të ruante hapin e Brojës.
Por, për fat të keq goditja e sulmuesit u ndal vetëm në momentin e fundit nga ana e Sanchez, i cili me një sparkatë e dërgoi sferën në goditje këndi. Gjithsesi, sërish Broja jep sinjale pozitive teksa është e disata ndeshje ku bëhet protagonist me ekipin e “Shenjtorëve”.