Dhunë nga një grumbull ‘idiotësh’ në tribuna, vjen dënimi brutal për Lyonin dhe Parisin
Autoritetet franceze të futbollit kanë përjashtuar Paris FC dhe Lyon nga Kupa pasi ndeshja mes dy palëve u anullua pas dhunës së tifozëve.
Ndeshja e fundit e raundit të 64 në Kupën e Francës u pezullua kur tifozët u përleshën me njëri-tjetrin, pushtuan fushën dhe hodhën fishekzjarrë në pjesën e parë, kur rezultati ishte i barabartë në 1-1.
Dhe në vend që të caktonte ndeshjen në një datë të mëvonshme, komiteti disiplinor i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) vendosi të hënën të përjashtojë skuadrat nga gara.
Paris FC, i cili luan në Ligue 2, u gjobit me 10,000 euro, ndërsa Lioni i ligës së parë u gjobit me 52,000 euro.
Vendimi do të thotë se Nice, e cila duhej të përballej me fituesin në raundin tjetër, i është dhënë një vend automatik në 16-shen e fundit.