‘Dhurata e Babadimrit’ për Liverpoolin vjen para Vitit të Ri: Katër futbollistë më nuk e kanë Covid-19
Lajme të mira për Jurgen Klopp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Leicester: Thiago Alcantara, Fabinho, Virgil Van Dijk dhe Curtis Jones kanë dalë nga tuneli i Covid dhe janë gati të luajnë sërish për Reds. Lajmin e ka bërë të ditur vetë trajneri gjerman i skuadrës së Merseyside, duke konfirmuar se “djemtë që ishin në izolim janë kthyer.
Thiago ishte i fundit dhe që prej ditës së djeshme është duke u stërvitur sërish me skuadrën”.
Liverpool pa ti shtyhej ndeshja e Boxing Day kundër Leeds, për shkak të shumë rasteve të Covid-19 në rradhët e kundërshtarit, por edhe ekipi i Klopp kishte disa probleme në skuadër, ende e paplotësuar plotësisht: “Ne kemi një nga lojtarët e rinj dhe dy anëtarë të stafit, që ende janë në izolim – shtoi Klopp -.
Çdo mëngjes është paksa si një lloj llotarie. Të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë… Kjo është situata aktuale, por për pjesën tjetër gjithçka është në rregull”.