Presidenti që e shndërroi në superyll Dybalan, shtrohet në spital – është në gjendje të rëndë
Këto janë orë ankthi për gjendjen shëndetësore të Maurizio Zamparinit. Ish-pronari i Palermos, 80 vjeçar, dyshohet se i është nënshtruar një operacioni urgjent për një sulm të peritonitit dhe aktualisht ndodhet në kujdesin intensiv në spitalin Santa Maria della Misericordia në Udine.
Sipas mjekëve nuk është në rrezik për jetën, por gjendja e tij është e rëndë. Janë përjashtuar për rastin komplikimet që lidhen me Covid.
Siç raporton Stadioneës, ka të ngjarë që sulmi i peritonitit (një shpim i brendshëm i traktit gastrointestinal) të jetë në një farë mënyre i lidhur me vdekjen e djalit të tij Armandino, që ndodhi në Londër në tetor. Ka të ngjarë që edhe përdorimi i barnave të ketë kontribuar në këtë sulm, që kërkonte shtrimin urgjent në spital.