Arsenali shkatërron më të dobëtit e Premier Leagues
Arsenali ka shkatërruar, 5-0, si mysafir Norwichin në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 në Premier League.
Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga londinezët, të cilët golin e epërsisë së parë e arritën qysh në minutën e gjashtë përmes Bukayo Sakas, shkruan Periskopi.
Me Granit Xhakën prezent në fushë dhe tashmë të ndëshkuar me të verdhë, Arsenali realizoi edhe golin e dytë, përmes Kieran Tierney në minutën e 44-t.
I jashtëzakonshmi Saka pastaj qëlloi përsëri, por kësaj radhe edhe më bukur për 3-0 në minutën e 67.
Në minutën e 84-t, Alexandre Lacazette nga penalltia shënoi për 4-0, para se Emile-Smith Roëe të shënonte për 5-0 në minutën e parë të kohës shtesë.
Pas kësaj fitoreje, Arsenali grumbullon 35 pikë dhe zë pozitën e katërt, ndërsa Norëichi mbetet skuadra më e dobët në Premier League, teksa zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të grumbulluara nga 18 ndeshje të luajtura. /Periskopi.com/