Çka po ndodhë me Man Cityn: Po fitonte 4-0, tash Leicesteri sapo shënoi për 4-3
Leicesteri ia ka fituar frikën në palcë Manchester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 19, teksa ka shënuar për 4-3.
‘Qytetarët’ po avanconin 4-0 pas pjesës së parë, por ‘Dhelprat’ në pjesën e dytë kanë ndezur motorët.
Për 4-3 ka shënuar pikërisht ish-futbollisti i Cityt, Kelechi Iheanacho në minutën e 66, pas një topi të kthyer nga portieri, i cili fillimisht priti një goditje të fuqishme nga distanca të James Maddisonit.
Shikoni golin më poshtë.