Koronavirusi vazhdon të bëjë kërrdira në Premier League: Sapo u shtye një ndeshje tjetër

Koronavirusi vazhdon të bëjë kërrdira në Premier League: Sapo u shtye një ndeshje tjetër

Koronavirusi po shtyn shumë ndeshje të futbollit në Premierligën angleze.

Rasti i fundit tani bëhet ndeshja mes Leeds United-Aston Villa, e cila është shtyrë.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i Aston Villës, përmes një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në Twitter.

“Aston Villa e konfirmon se ndeshja e Premierligës ndaj Leeds United të martën, 28 dhjetor është shtyrë për shkak të rasteve me koronavirus te skuadra e Leeds”, thuhej në postim.

Ndeshja e sotme e Leeds ndaj Liverpool gjithashtu nuk do të zhvillohet, kurse Aston Villa luan sot me Chelsean.

 

Shpërndaje në: