18 citate të Anne Frank që duhet t’i dinë edhe stërnipat tanë
Anne Frank ka qenë 14 vjeçare kur e ka shkruar ditarin e vet.
Anne Frank ka qenë vajzë e vogël kur e ka shkruar ditarin e vet dhe tregimet e shkurtra, por fjalët dhe mendimet e saj tregojnë një pjekuri dhe mençuri të jashtëzakonshme.
Anne ka shkruar për jetën, dashurinë, mirësinë por në çastet më të vështira ajo përsëri nuk e ka humbur frymën pozitive dhe optimiste.
Me rastin e përkujtimit të sotëm të Ditës ndërkombëtare të hollokaustit, kujtojmë citatet dhe fjalët që nuk zbehen, por aq më tepër sa më shumë kalon koha ato tingëllojnë më fuqishëm dhe më me urtësi. Janë fjalë kundër të cilave çdo e keqe e humbë çdo betejë.
“ Anne Frank është simbol jo vetëm i luftës kundër nazizmit, por edhe kundër çnjerëzimit të çfarëdo forme qoftë. Në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të hollokaustit, kujtojmë edhe mendimet e Anne Frank që I ka shënuar në ditarin e saj”.
- “Sa mirë është ajo kur askush nuk duhet pritur asnjë çast për ta bërë botën më të mirë”
- “Është vetëm një rregull që duhet mbajtur në mend: qeshu për gjithçka dhe harro të gjitha të tjerat! Tingëllon shumë egoiste, por ky është ilaçi i vetëm kundër vetëkeqardhjes”.
- “Vërtetë është për tu habitur se si nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia sepse duken shumë absurd dhe të pamundur për ti realizuar. Megjithatë nuk tërhiqem nga ato, përkundër të gjithave edhe më tutje besoj se njerëzit janë të mirë”.
- “Njerëzit mund të të thonë mbylle gojën, por kjo nuk të ndalon e as nuk të pengon që të kesh mendimin tënd”.
- “Kujtimet më janë më të vlefshme se sa fustanet”.
- “Kujto të gjitha bukuritë rreth teje dhe bëhu i lumtur”.
- “Madhështia e njeriut nuk bazohet në pasuri dhe forcë, por në karakter dhe mirësi. Njerëzit janë vetëm njerëz dhe të gjithë njerëzit kanë mangësi dhe veti, port ë gjithë ne lindim të mirë”.
- “Kam kuptuar se bukuria gjithmonë diku ekziston-në natyrë, në rrezet e Diellit, në liri, në ty; e gjithë kjo mund të të ndihmojë”.
- “Prindërit mund të japin këshillë të mirë ose ta orientojnë fëmijën në rrugë të drejtë, por përfundimisht formimi i karakterit të ndokujt qëndron në duart e tij”.
- “Secili që është i lumtur do ti bëjë edhe të tjerët të lumtur”.
- “Në shtigje të gjata, arma më e mprehtë nga të gjitha është shpirtmirësia dhe ndjeshmëria”.
- “Atje ku ekziston dhe ku ka shpresë, ka edhe jetë. Ajo na mbushë me guxim të freskët dhe përsëri na bënë të fortë”.
13. “Të gjithë jetojmë me dëshirë që të jemi fatlum dhe të lumtur. Jetët tona janë të ndryshme, por përsëri të njëjta”.
- “Mundesh me qenë i vetmuar madje edhe atëherë kurë shumë njerëz të duan, nëse për askënd nuk je një dhe e vetme”.
15. “Fati meritohet duke bërë vepra të mira dhe duke punuar, duke mos spekuluar dhe duke mos qenë i mërzitshëm e i bezdisshëm”.
- “Thellë në vetvete, të rinjtë janë më të vetmuar se të moshuarit”.
- “Pse disa njerëz duhet të durojnë urie, përderisa ne viset tjera të botës ka tepricë? Oh, pse njerëzit janë ashtu të çmendur”.
- “Nuk dua të jetoj kot, si shumica e njerëzve. Dua të jem e dobishme dhe t’u sjellë kënaqësi të gjithë njerëzve, madje edhe atyre të cilët kurrë nuk i kam njohur. Dua të vazhdoj të jetoj edhe pas vdekjes”.