“Më fole keq, nëse nuk kemi përputhshmëri…”, çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Beatrix

“Më fole keq, nëse nuk kemi përputhshmëri…”, çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Beatrix

Beatrix dhe Donaldi kanë diskutuar pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar dhe u duk se ka një krisje në marrëdhënien e tyre.

Pjesë nga diskutimi

Beatrix: E mban mend si më ke folur tek krevati për punën e Sarën? Më the nuk e mbaj mend çfarë ke thënë tek krevati. Por ajo mënyra ishte shumë e keqe.

Donald: Më fal.

Beatrix: Duhet ta mbroje nga unë? Mendon se mund të kishe gjetur mënyrë më të mirë për të ma thënë?

Donald: Ke të drejtë. Dëgjo, e mban mend muhabetin e PM dhe Dagz?

Beatrix: Nuk ka lidhje. Ishte thjesht muhabet tekash, nuk kishte lidhje me PM por mënyra se si mu drejtove nuk ishte e hijshme se u duk se e bëra me tendencë.

Donald: Më fal.

Beatrix: Po ti prap nuk e kuptove.

Donald: E kuptoj dhe dua ta kuptosh dhe ti pjesën time.

Beatrix: Nëse nuk kemi përputhshmëri mendimesh me e kuptu njëri-tjetrin, atëherë nuk di… Mu ktheve kundër, mu ktheve keq. Toleroj shumë.

Shpërndaje në: