Dortmundi i ofron miliona Haalandit për të qëndruar
Erling Haaland është objektivi i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Borussia Dortmundi po bën të pamundurën që ta mbajë edhe disa sezone në Bundesliga.
Sipas El Chiringuito, për ta mbajtur edhe sezonin 2022/23, i ka ofruar 16 milionë euro në sezon, derisa aktualisht merr 8 milionë.
Kështu, ai do të bëhej futbollisti më i paguar në histori të Dortmundit.
Haaland kërkohet nga klube si PSG, City, Real, Barça etj.