Sergio Ramos si pula pa kokë: U përjashtua në ndeshjen e tretë për PSG-në pas kësaj ndërhyrje pa tru

Sergio Ramos si pula pa kokë: U përjashtua në ndeshjen e tretë për PSG-në pas kësaj ndërhyrje pa tru

Sergio Ramos mori të kuqin e parë në fanellën e Paris Saint-Germainin në vetëm ndeshjen e tretë për francezët.

Qendër-mbrojtësi spanjoll, 35-vjeçar, u inkuadrua nga Mauricio Pochettino pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Lorientit në Ligue 1, transmeton Periskopi.

Dhe legjenda e Real Madridit arriti të mbetet në fushë për 41 minuta, para se të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë.

I dyti erdhi pasi ia zuri rrugën me trup Terem Igobor Moffit, i cili nxori më të mirën nga Ramosi, duke e kaluar me top.

Ramos u mundua të teatrizojë një lëndim në shpinë, por gjyqtari nuk ra pre e trukeve të tij dhe i tregoi kartonin e kuq të 27-tin në karrierën e tij.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: