Vazhdojnë kërrdirat e Covid-19 në Premier League: Shtyhen dy ndeshje të Boxing Day
Premier League njofton se ka aprovuar kërkesën e dy klubeve për t’i shtyrë ndeshjet e tyre të parapara të luheshin në Boxing Day.
Situata e klubeve angleze me Covid-19 thuajse ka eskaluar pasi shumë klube kanë konfirmuar dhjetëra raste të infektimit tek futbollistët dhe stafi.
Tottenham Hotspur dhe Chelsea ishin dy nga klubet më të infektuara, duke bërë që disa ndeshje të tyre të anulohen.
Megjithatë, tashmë ka klube tjera angleze në listë të infektimeve masive në klub dhe ndeshjet e tyre janë shtyrë nga Liga Premier.
“Pas kërkesave për shtyrje nga Liverpooli dhe Watfordi si rezultat i COVID-19, bordi i Ligës Premier u mblodh këtë mëngjes dhe me keqardhje ra dakord të anulonte ndeshjet e ‘Boxing Day’ të dy klubeve të prekura”, thuhet në njoftimin e Ligës Premier.
Following postponement requests from @LUFC and @WatfordFC as a result of COVID-19, the Premier League Board met this morning and regrettably agreed to call off the two affected clubs’ Boxing Day fixtures
Full statement: https://t.co/icqowbeWY8 #LIVLEE #WOLWAT pic.twitter.com/WoDSf9x3ZB
— Premier League (@premierleague) December 23, 2021
Kështu, ndeshjet e 26 dhjetorit në mes të Liverpoolit me Leeds United dhe Watfordit me Wolvesin janë shtyrë zyrtarisht.
Megjithatë, udhëtimi i Liverpoolit në Leicester City dhe përballja e Wolves kundër Arsenalit më 28 dhjetor nuk do të ndikohen nëse nuk raportohen shpërthime të mëtejshme, por Leeds do të përballet me më shumë vonesa.
Leeds janë detyruar të mbyllin terrenin e tyre të stërvitjes dhe mund të mos jenë në gjendje të përmbushin ndeshjen e tyre të radhës kundër Aston Villa.