Mendy po del të jetë person i tmerrshëm: Lajmërohet edhe viktima e shtatë e përdhunimit
Situata vazhdon të përkeqësohet për Benjamin Mendy, i burgosur në Liverpool që prej datës 27 gusht, me akuzën e përdhunimit dhe abuzimit ndaj 5 femrave, mes tyre edhe një minorene.
Lojtari i Manchester City është akuzuar për një tjetër rast përdhunimi, i shtati: rasti i agresionit seksual, i ngjitet në tetë numrin e krimeve për të cilat akuzohet francezi.
Futbollisti doli të mërkurën përpara Gjykatës së Chester Croën për një seancë dëgjimore përpara gjyqit më 24 janar 2021.
Krimet e pretenduara, janë kryer mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021, të gjitha në shtëpinë e tij në Prestbury, Cheshire, kur në teori Mendy, i marrë në pyetje një vit më parë dhe më pas përsëri janarin e kaluar, ishte tashmë në liri të kushtëzuar, me ndalimin e organizimit të festave me më shumë se katër persona në shtëpi.
Një ndalim i parespektuar nga kampioni francez i botës, i cili përkundrazi ftoi mysafirë të ndryshëm në gusht, duke nxitur kështu autoritetet të vazhdojnë me arrestimin.
Lojtari, i cili u pezullua menjëherë nga City dhe deri më tani ka mohuar çdo keqbërje, përballet me një dënim të gjatë, deri në 19 vjet burg.