Arrihet marrëveshja: Transferimi i yllit të Man Cityt te Barcelona është i pashmangshëm
Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e Ferran Torresit nga Manchester City për 66 milionë euro.
Gjiganti spanjoll do të paguajë një shumë fillestare prej 55 milionë eurove plus 10 milionë të tjera në shtesa. Rreth shtatë milionë nga këto shtesa thuhet të jenë pak a shumë të garantuara, transmeton Periskopi.
Barcelona e konsideron shumë të vlefshëm Torresin dhe ka para të shpenzojë në janar, pas një investimi të madh së fundmi nga huaja e një banke.
Barca gjithashtu ka shprehur interesim në transferimin e Raheem Sterlingut, por City dëshiron ta mbajë atë.
Torres, 21-vjeçar, ka bërë katër paraqitje në Premier League këtë sezon, duke shënuar dy gola, dhe një në Champions League.
Ai ka qenë jashtë fushave nga tetori me një lëndim në shputë të pësuar i angazhuar me Spanjën. /Periskopi.com/