Të dielën, Filarmonia e Kosovës organizon koncertin e parë

Të dielën, Filarmonia e Kosovës organizon koncertin e parë

Brabetz, e cila është për herë të parë në Kosovë tha se është e entuziazmuar që do të performojë në këtë koncert, raporton KTV.

Derisa dirigjenti Videnoff deklaroi se është privilegj i madh për të sa herë vjen në Kosove. Videnoff theksoi nevojën e domosdoshme sipas tij, që Filarmonia e Kosovës të ketë një sallë të vetën.

“Është përparësi e mirë që Kosova e ka këtë Filarmoni dhe besoj se klasa politike duhet ta përkrahë më shumë. Do të insistoj që kjo filarmoni të ketë sallën e saj, pasi arti dhe muzika kanë nevojë për një shtëpi”, ka thënë Videnoff.

Koncerti do të mbahet në Pallatin e Rinisë të dielën me fillim në orën 20:00.

Shpërndaje në: