Barcelona i bën favor Realit në ndeshjen e fundit për vitin 2021, barazon me Sevillën
Sevilla dhe Barcelona i kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit për vitin 2021.
Sevilla dhe Barcelona kanë barazuar 1-1 në “Sanchez-Pizjuan” në ndeshjen e fundit në La Liga për vitin 2021.
Ky barazim më shumë i shkon përshtati Real Madridit që qëndron 5 pikë prapa Sevillës.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Papu Gomez shënoi i pari për 1-0 në minutën e 32-të, derisa Araujo barazoi gjithçka në minutën e 45-të në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 64’, Kounde u përjashtua me të kuq pasi e goditi me top Jordi Alban, por Barça nuk e shfrytëzoi këtë deri në fund të ndeshje, për t’i ndarë në fund pikët.
Për të dy skuadrat ishte ndeshja e fundit për vitin 2021.