Ia plas të gërrhiturave derisa presidenti i FIFA-s po fliste për Kupën e Botës: Çudi nga Guami
Kupa e Botës cdo dy vjet: është cështja që po shqetëson bisedat jo vetëm të direkt të interesuarve, por edhe tifozëve të të gjithë botës. FIFA insiston të bindë këdo se është më mirë kështu, por ka raste që edhe fjalët më intriguese të kthehen në ninullë, nëse gjumi të rëndon qepallat.
Në samitin e Dohas, ku morën pjesë përfaqësues të të gjitha federatave të futbollit në botë, përmes një video konference, është bërë viral në rrjet, pikërisht nga fakti se përfaqësuesi i Guamit, ose ishullit të Oqeanit Paqësor perëndimor, i ndikuar nga rehatia e zyrës së tij, ëndërronte tjetër gjë, kur Infantino fliste.
Menaxherin dhe sekretarin e shoqatës lokale të futbollit, Marvin Iseke, e zuri gjumi gjatë “Samitit Botëror për të Ardhmen e Futbollit”. Fotoja e Iseke që flinte në kolltuk, ndërsa ai ishte live, kanë bërë xhiron e botës. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u kufizua të përgjigjet se i takon çdo federate të zgjedhë përfaqësuesit e saj, por Iseke edhe shumë faj nuk ka në këtë rast: në Guam ishte ora 1 e mëngjesit.