Hazard refuzon tri oferta të majme për transferim në janar, për një arsye të pazakontë

Hazard refuzon tri oferta të majme për transferim në janar, për një arsye të pazakontë

Një transferim mund të dështojë për arsye nga më të ndryshmet, nga financiare, te ato që kanë lidhje me objektivat, por deri më sot jo nga lindja e një fëmije. Eden Hazard, i ka bërë gjithnjë gjërat në mënyrë të pazakontë dhe nuk është se do të ndryshojë tani.

Belgu ka ndërmend të refuzojë cdo transferim të mundshëm në janar, për arsye familjare. Gruaja e tij, në fakt, është në pritje të fëmijës së pestë dhe çifti dëshiron që fëmija të lindë në Madrid, ose të paktën kështu pretendon shtypi spanjoll.

Sipas Sport, Real Madrid e ka humbur durimin me Hazard, asnjëherë në nivelin e pritshmërive që kur ka mbërritur në Bernabeu në 2019, e duan ta largojnë që në janar. Nuk është e rastësishme deklarata elegante e trajnerit Carlo Ancelotti pas ndeshjes së fundit të Blancos, ku nuk përjashton qendrimin e lojtarit, por as largimin e tij: “U desh pak kohë për të hyrë në ndeshje. Ai doli më mirë në pjesën e dytë. Ai nuk është mësuar të luajë në krahun e djathtë, por nga brenda ka kombinuar mirë me Karim Benzema.

”Mund të jetë një tjetër armë në gjysmën e dytë të sezonit nëse qendron”.

Megjithatë, problemi i vërtetë tani është bërë shtatzënia e gruas së Eden, që do të thotë se klube si Chelsea, Newcastle, Lille dhe Juventus, duhet të presin të paktën deri në merkaton e verës.

Shpërndaje në: