Ylli i harruar i Chelseat shpërtheu në lot pas asaj që i tha Petr Cech në telefon
Charly Musonda ka zbuluar se shpërtheu në lot pasi vendosi të largohet nga Chelsea.
25-vjeçari erdhi në ‘Stamford Bridge’ në vitin 2012, me ‘Të Kaltërit’ që kishin shpresa të mëdha në belgun, transmeton Periskopi.
Pas një ecurie mjeruese me lëndime, ai u dërgua në huazim në disa klube, përfshirë Real Betistin dhe Celticun.
Por lëndimi në ligamente që e pësoi sa ishte te Vittese Arnhem doli të jetë shumë i vështirë, teksa doktorët i dhanë shanse prej vetëm 20% për të luajtur futboll përsëri.
Pas gati dy viteve në rikuperim, Musonda u rikthye në aksion dhe u aktivizua me skuadrën U23 të Chelseat.
Mirëpo, muajin e kaluar ai zbuloi në Instagram se do të jetë agjent i lirë dhe do të largohet nga klubi, pasi t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.
Tash ai është hapur rreth atij vendimi emocionale dhe telefonatën me shefin e Chelseat, Petr Cech, kur ishte vendosur për largimin e tij.
”Ka qenë e vështirë,” tha Musonda.
”Madje edhe në postimin në Instagram, nuk u bëra shumë emocionale sepse nuk doja të futesha në detaje dhe të kujtoja gjithçka.
”Fola me Petr Cech në gusht në telefon dhe pas këtyre bisedave, e dita menjëherë, në rregull, do të largohem në gusht nga këtu, nuk mund të bëj asgjë tjetër.
”Pas asaj telefonateje, literalisht fillova të qaj sepse kam qenë aty për një kohë.
”Edhe tash, do të më duhet kohë ta kaloj.” /Periskopi.com/