Ndërhyrja e lojtarit të Burundit pasi u poshtërua, duhet të jetë më e keqja në histori të futbollit
Ka pasur disa ndërhyrje shumë të rënda në ndeshjen e Premier Leagues mes Tottenhamit dhe Liverpoolit në fundjavë.
Dy ndërhyrje në veçanti spikatën, njëra prej të cilave ishte nga Harry Kane.
Sulmuesi i Spurs u fut në një duel me Andy Robertsonin dhe e zuri atë keq, transmeton Periskopi.
Ishte një ndërhyrje e rëndë, një që ka mundur t’i shkaktojë lëndime serioze skocezit.
Fatmirësisht për Robertsonin, ai arriti të vazhdojë. Dhe fatmirësisht për Kanen, nuk u tregua kartoni i kuq.
Robertson, pastaj, vazhdoi për të dhuruar një ndërhyrje jashtëzakonisht të rëndë në pjesën e dytë në Emerson Royal dhe, pas konsultimit me VAR, u përjashtua.
Të dy ndërhyrjet ishin shumë të rënda, por nuk ishin as për së afërmi më të këqija se ajo që ndodhi në ndeshjen mes Burundit dhe Tanazanisë në grupmoshën U17, në Kupën e Kombeve Afrikane më 2018.
Tanzania po udhëhiqte 2-1 në kohën shtesë dhe ishte afër t’i fitonte tri pikët.
Kapiteni i tyre, Abraham Morri, e pati topin në pjesën e fushës së vetë dhe një lojtar që vraponte drejt tij.
Morris dhuroi një prekje brilante mbi kokën e kundërshtarit për ta kaluar.
Mirëpo, lojtari i Burundit nuk e pati ndërmend të tërhiqej, derisa zgjati këmbën për ta goditur në qafë Morrisin.
Dhe nuk e la me kaq, i riu pastaj shkeli në Morrisin, i cili ishte i shtrirë në fushë në agoni.
Pamjet e ndërhyrjes brutale janë rishfaqur në Twitter. /Periskopi.com/
Got the ball ref!? pic.twitter.com/18aFSov6f1
— Football Fights (@footbalIfights) December 17, 2021