Andin Lokaj zbulon kush duhet të emërohet drejtor sportiv në Kombëtaren e Kosovës
Opinionisti i Periskopit dhe komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj ka dhënë verdiktin e tij sa i përket drejtorit të ri sportiv në Kombëtaren e Kosovës.
Ky post aktualisht është i zënë nga Muharrem Sahiti, i cili e ka gjetur veten pre e shumë kritikave së fundmi nga Lokaj, shkruan Periskopi.
Me ardhjen e trajnerit të ri në shkurt ose mars, pritet të ndryshohet komplet edhe stafi teknik, gjë të cilën vazhdimisht e kanë kërkuar njohësit e futbollit.
Sidoqoftë, ai që duhet ta zë vendin e Sahitit është ish-trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës në futboll, Rafet Prekazi.
Me anë të një postimi në Facebook, Lokaj ka shkruar:
”Çka do që do të ndodh me futbollin kosovar në vitin 2022 të cilin po e pres me padurim sepse mendoj që do të jetë pozitiv, postin e Drejtorit Sportiv në Kombëtaren e Kosovës duhet ta marrë legjenda jonë e futbollit Rafet Prekazi.
Dhe atë pa u menduar në asnjë moment nga kompetentët.
Tradita, mënyra atraktive e lojës që ai e ka apliku si dhe dituria e tij për këtë profesion magjik është larg prej tjerëve që i kemi në këtë vend ku po jetojmë.” /Periskopi.com/